E rrahën për vdekje dhe e hodhën në kanal, ndërron jetë shqiptari në Itali (FOTO LAJM)

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Calcio në Itali, ku viktima është 20-vjeçari Erion Morina.

Mësohet se shqiptari është sulmuar gjatë një zënke me grushta dhe sende të forta, ndërsa më tej e kanë hedhur në një kanal.

Viktima është një shqiptar nga Kosova, i cili prej vitesh ka jetuar në qytetin e Bassa.

Krimi ndodhi pasi 20-vjeçari piu kafe në lokalin ‘Peter Pan Caffè’, më pak se 100 metër nga vendi ku u vra.

Ishin kalimtarë të rastit ata që pikasën njollat e gjakut në trotuar, ku dhe gjetën kufomën tej në kanal.

Si të dyshuar për krimin, policia ka shoqëruar një të ri, i cili po merret në pyetje.


Shtuar 17.01.2020 15:45