E RËNDË/ Po pastronin pusin, vdesin dy persona në Berat

Dy persona janë nxjerrë të vdekur nga një pus në fshatin Dushnik të Beratit.

Deri tani dyshohet se ata janë bllokuar nga gazi duke hapur pusin, gjë e cila ka alamuar familjarët. Pasi njoftuan policinë, forcat e rendit kanë mundur të nxjerrin të gjallë vetëm njërin prej tyre, kurse dy të tjerët kanë vdekur.

G.Hoxha, N.Hoxha dhe K.Hoxha ishin duke hapur një pus për vaditje dhe dyshohet se kanë hasur në një xhep gazi.

Në pus ishin duke punuar xhaxhai dhe dy nipërit e tij.


Shtuar 7.05.2020 07:51