E rëndë në Maliq, babai ngacmon sek*ualisht vajzën e tij

Një ngjarje e rëndë është bërëe publike në Korcë.

Mësohet se Policia e Maliqit ka vënë në pranga një 37-vjeçar nga fshati Vloçisht, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij 18-vjeçare.

Në njoftimin për media, bëhet e ditur se i arrestuari është shtetasi R. M., dhe dyshohet se policia posedon biseda telefonike të shkëmbyera mes tij dhe vajzës.

Denoncimi në polici është bërë ditën e djeshme dhe ka qenë vetë vajza që ka regjistruar të gjithë bisedën me të atin, i cili i kërkon të kryejnë marrëdhënie seksuale.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmimi seksual”, me vajzën e tij 18-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.


Shtuar 13.05.2020 13:49