Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Torino të Italisë pasi një shqiptar dhunoi një grua në muajin e 9 të shtatzënisë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, 25 korrik 2020 në rrethin e Borgo Vitorias.
Punëtori 30-vjecar ka rënë në prangat e policisë dhe akuzohet për dhunë në familje. Në muajin qershor, gruaja u largua nga shtëpia për shkak të sjelljes së dhunshme dhe kërcënuese.
Ndonëse mori urdhër për të mos iu afruar, shqiptari nuk hoqi dorë dhe e rrahu sërish 24-vjeçaren rumune në sytë e djalit të saj 2 vjecar.
E fríkësuar, ajo njoftoi policinë që ti vinte në ndihmë. Kur arritën forcat policore, ia kishte mbathur por arratia e tij nuk zgjati shumë. Policia iu vu në ndjekje dhe e kapi në një rrugë pranë shtëpisë.