Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Greqi.
Mësohet se nga ky aksident ka humbur jetën një shqiptar, i moshës 41-vjecare, në Selanik.
Policia greke bën me dije se viktima po udhëtonte me motor kur është përplasur nga një makinë.
Automjeti që u përfshi në aksident, drejtohej nga një vajzë 21-vjeçare me origjinë shqiptare.
Në vendngjarje shkuan me urgjencë ekipet e emergjencës, për t’i dhënë ndihmën e parë 40-vjeçarit shqiptar.
Për fat të keq, ky i fundit nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda.