E rëndë në Gramsh, gjendet i mbytur në rezervuar 40-vjeçari

Një shtetas 40 vjec është gjetur i mbytur në një rezervuar në Gramsh.

Personi që u gjet i mbytur është shtetasi Veladin Latifi, i dyshuar me probleme mendore.

Gramsh/ Informacion paraprak

Në fshatin Duzhë, Gramsh, është gjetur i mbytur në rezervuar shtetasi V.L., 40 vjeç, banues në fshatin Duzhë , Gramsh, me probleme mendore.Nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Vijon puna për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 19.08.2020 19:41