E RËNDË/ Ish-mësuesja gjendet e dekompozuar në banesë

Një ish-mësuese nga Gjirokastra është gjetur e pajetë në banesën e saj në Sarandë. Bëhet fjalë për 72-vjeçarin Lida Dako, e cila dyshohet të ketë ndërruar jetë rreth një javë më parë për shkaqe natyrale.

Mësohet se trupi i saj kishte filluar të dekompozohej.

E moshuara jetonte e vetme, pasi bashkëshorti i saj kishte ndërruar jetë disa vite më parë, ndërsa nuk kishte fëmijë.

Pritet ekspertiza mjeko-ligjore, ndërsa nga familjaret e saj, pritet të mbërrije nga Gjirokastra i vëllai, shtetasi D.Gega.


Shtuar 6.09.2020 12:22