E pazakontë! Sherr mes qytetit në Fier, i përfshirë dhe një polic

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Fier, ku duhej që të dilnin vetëm pensionistët.

Por një sherr ka ndodhur, pjesë e së cilit ka qënë edhe një polic.

Në mes të qytetit mbrëmjen e sotme raportohet se dy persona kanë rrahur e goditur me sende të forta një djalë i cili ishte i shoqëruar me një femër.

Njëri nga dy të rinjtë është punonjës policie. Ai bashke me nje shok, i ka zene prite te riut. Sherri dyshohet se ka ndodhur për arsye banale, shkruan Panorama.

NGJARJA:

Në sherr janë përfshirë dy të rinj, mes tyre edhe efektivi i cili ishte jashte sherbimit, që udhëtonin me një makinë tip “ Benz” me targa AA 600 MU. Ata i kanë zënë pritë një tjetër personi që udhëtonte me një makinë “Opel” me targa AA 683 EO, i shoqëruar nga një vajzë.

Nga “Benzi” kanë dalë dy djemtë dhe me një cekic kanë goditur dritaren e “Opelit” duke thyer xhamin e shoferit.

Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila pritet te dale me njoftim zyrtar. /albeu.com/


Shtuar 25.04.2020 19:10