“Si pasojë e vendeve vakante, sepse parlamenti ka mangësi në numra si deputet, që duhet të jenë në parlamentin shqiptar 140 deputetë, sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë…”
Kjo kërkesë e pazakontë i është bërë sot KQZ nga shtetasi Tasim Mehmeti nga Vlora por me vendbanim në Tiranë.
Mehmeti ishte kandidat në zgjedhjet e kaluara por nuk u shpall fitues.
Sipas tij, duke iu referuar edhe ligjit me arsyetimin që ka vende vakante në Kuvend pas largimit të opozitës, ai kërkon të jetë deputet.
Sipas tij, ka qenë radhitur i dyti në listën emërore të kandidatëve për deputet me siglën e subjektit “Sfida për Shqipërinë”.
Kërkesa:
I nderuar kryetari i KQZ Denar Biba!
Unë Kërkuesi Tasim Mehmeti kam kandiduar për deputet në Kuvendin e Shipërisë nga Lista e partisë politike “Sfida për Shqipërinë” në qarkun e Vlorës. Sipas listës shumëemërore në qytetin e Vlorës kam qenë i dyti në listë.
Kërkesa ime për dhënien e mandatit të deputetit në Republikën e Shipërisë është si më poshtë:
Si pasojë e vendeve vakante, sepse parlamenti ka mangësi në numra si deputet, që duhet të jenë në parlamentin shqiptar 140 deputetë, sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë
-Dhënia e mandatit tim sipas ligjit të Kodit Zgjedhor i shërben parlamentarizmit, demokracisë funksionale për shtetin ligjor dhe funksional.
-Kërkesa ime është e bazuar për të qenë deputet i Kuvendit të shqipërisë është si pasojë e largimit të opozitës nga parlamenti dhe është një detyrim për tu plotësuar nga ana e KQZ.
-Kërkoj mandatin e deputetit për Kuvendin e Shqipërisë për z. Tasim Emin Mehmeti./albeu.com/