E PAZAKONTË/ Ahmetaj shkon në studio me valixhe me rrota, Fevziu: Vetëm po ke lekë hape (VIDEO)

Ministri Arben Ahmetaji ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Opinion’ të Blendi Fevziut është paraqitur si kurrë më parë.

Ai ka hyrë në studio me një valixhe me rrota. Ndërkohë nuk kanë munguar edhe batutat mes tij dhe Fevziut.

Fevziu: Hajde Ahmetaj, pse ke ardhur me valixhe?

Ahmetaj: Janë karta-kanta, thotë populli shqiptar. Kemi dokumenta aty.

Fevziu: Çfarë janë ato?

Ahmetaj: Karta kanta.

Fevziu: Nuk do kesh shumë kohë t’i hapësh dokumentat këtu, po të kishe sjellë ndonjë lekë edhe mund të lija ta hapje.

Ahmetaj: S’ka gjë…


Shtuar 23.04.2020 19:44