E pamposhtur! E moshuara 107 vjeçare mund pa asnjë vështirësi koronavirusin (FOTO LAJM)

Gruaja që shikoni në fotot e bashkëngjitur lajmit është 107 vjecare dhe sapo ka mposhtur plotësisht COVID-19.

Gruaja holandeze 107-vjeçare Cornelia Ras është shëruar nga koronavirusi, pasi u infektua një ditë pas ditëlindjes së saj.

Dyshohet se ajo është infektuar gjatë një varrimi ku ajo ka marrë pjesë.

Në këtë varrim, sipas Daily Mail janë infektuar edhe 40 shtetas të tjerë.

Pavarësisht se as mjekët dhe familjarët nuk kanë pasur besim se ajo do të shërohet, pasi nga 40 të prekurit, 12 të moshuar kanë ndërruar jetë, Cornelia ia ka dalë mbanë dhe e ka mposhtur plotësisht COVID-19. /albeu.com/


Shtuar 9.04.2020 16:29