72- vjeçari Barjam Tusha u arrestua pas denoncimit të një 17-vjeçareje për përdhunim. Por prindërit e të miturës e mohojnë.
Gjatë një interviste prindërit e vajzës me inicialet S.B., babai, Vullnet Bekteshi, dhe nëna e vajzës, Lida Bekteshi, thanë se, “Barjam Tusha është i pafajshëm”.
Nëna e saj, Lida, thotë se nëse ngjarja e denoncuar do të ishte e vërtetë, një tjetër viktimë e Barjam Tushës do të ishte vetë ajo.
Kjo pasi, Lida Bekteshi shprehet gjatë intervistës se shkonte te shtëpia e tij për të bërë punët dhe gatuar.
Çfarë ka ndodhur me vajzën tuaj?
Vajza ishte në shkollë, në Ekonomik. Shkonte rregullisht me autobus dhe kthehej në drekë. Ka një muaj që vajza ishte njohur me një djalë. Vjen një ditë ky, D. R.
Ku rri ky?
Ky rri në Gjashtë. Vjen ky në shtëpi dhe më thotë ku e ke zotërinë. Ishte dhe vajza këtu. Po do zotërinë, i them, do e marr në telefon të vijë në shtëpi. Po ç’e deshe, më thotë. A më kërkove zotërinë, i thashë, të vijë ai dhe fol me të. Iu drejtova vajzës: Të ngacmon ky që është këtu? Jo, më tha vajza. Erdhi një, dy, tri herë. Unë e dua Jonën më tha, vajza e ka Sedjana, ai i fliste Jona. Burri i tha se nuk bëhen këto gjëra kështu dhe unë nuk kam vajzë për të martuar.
Me Barjam Tushën, çfarë lidhjeje ka vajza juaj?
Vajza ime, kohët e fundit nuk ka shkuar fare te Barjam Tusha. Kemi katër-pesë vjet që nuk kemi lidhje me të.
Besoni që Barjami të ketë tentuar të përdhunojë vajzën tuaj?
Asnjëherë. Po të ishte ajo viktimë, do isha edhe unë viktimë e Barjamit. Unë kam qenë vetë në shtëpi. Në punë tani kam vajtur. Unë kam lënë edhe vajzën e madhe këtu në shtëpi.
Sipas jush, nëse do ishte viktimë vajza, do ishit edhe ju?
Do isha edhe unë. Bajua është moshë e madhe. Unë nuk kam punë fare me Bajon. Çdo njeri do moshën dhe shoqërinë e tij. Barjami është babai im në moshë dhe gjysh e stërgjysh për fëmijët e mi.
Në këto kushte, çfarë kërkoni?
Kërkoj të shpëtoj vajzën. Vajza ime ka rënë pre e trafikimit, e gënjeshtrës së atij djali, e drogës, nuk e kuptoj. Vajza mua më flet çuditshëm. Më thotë: Nuk ma ndjen fare të vij në shtëpi. /panorama