E kërkonte Italia, kapet në Vlorë 39 vjeçari

Policia e Vlorës ka vijuar operacionin ndërkombëtar “Lulet e Pranverës”, ku dhe është arestuar një 39 vjeçar i shpallur në kërkim.

Policia e Vlorës, në bashkëpunim më Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ka organizuar punën dhe si rezultat është bërë kapja e shtetasit në kërkim ndërkombëtar:

F. Xh., 39 vjeç, banues në Vlorë.

Gjykata e Leçe-s, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për këtë shtetas, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal për drogat, parashikuar nga Kodi Penal dhe Dekreti i Presidentit Italian.


Shtuar 25.03.2020 10:32