Një skandal financiar me tenderat publikë, me vlerë prej 60 milionë dollarë, ka shpërthyer në Zimbabve ku lidhjet shtrihen deri në Tiranë.
Aferat në vendin afrikan lidhen me procedurat e dyshimta tenderuese për situatën emergjente covid-19.
Mësohet se biznesmeni shqiptar Ilir Dedja, i cili sipas PD është Klodian Mërtiri është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli lidhur me skandalin.
PD shprehet se biznesmeni shqiptar është prezantuar në Zimbabve si Ilir Dedja, një shqiptar me pashaportizimin në Itali dhe aksioner i kompanisë DRAX SAGL.
Ndërkohë, administratori i kësaj kompanie, është afrikani Dalish Nguyava i dënuar më parë për pastrim parash. Duket se këtu janë dhe arsyet më të forta, tek pastrimi i parave, pasi në lojë është përfshirë edhe djali i Presidentit të vendit, Emmerson Mnangagva.
Ilir Dedja apo Klodian Mërtiri është i njohur për një kompani inceneratorësh me seli në Zvicër dhe Dubai e quajtur DRAX International dhe kishte lidhur një marrëveshje me NETAPHARMA në Zimbabve teksa kishte fituar një tender prej 60 milionë dollarë për t’i shitur Zimbabvesë pajisje mjekëosore për COVID-19 por me çmim deri në 10 herë më të lartë se sa ai i tregut.
Ministri i Shëndetësisë së Zimbabvesë u arrestua në datën 19 qershor, dhe mbetet në kërkim Ilir Dedja
Ndërkohë Zimbabveja i ka kryer një pagesë aktualisht 2 milionë dollarës biznesmenit shqiptar teksa vetë ai nga Dubai i ka transferuar në ishujit Mauritius që njihen si parajsë fiskale teksa kompania e re u regjistrua vetëm 2 javë më parë në Hungari.
