“E kam litarin në fyt”, dalin përgjimet e Ronit të Shijakut për heroinën në Brenogë

Operacioni “Volvo 4” i cili nxorri në dritë laboratorin e herorinës në Brenogë, Has.

Në dosjen e Prokurorisë lidhur me rrjetin e trafikut të lëndëve narkotike, pjesë e të cilës janë edhe hetimet për laboratorin e heroinës në fshatin Brenogë të Hasit, janë transkriptuar edhe bisedat mes, Hekuran Hoxhës, i njohur si Roni i Shijakut dhe të pandehurit Admir Hoxha, kushërinj me njëri tjetrit.

Laboratori i heroinës u zbulua në Brenog të Hasit në kuadër të operacionit “VolVo 4”, në tetor 2018, gjatë të cilit u goditën 4 grupe kriminale. Hekuran Hoxha ka përdorur në këtë bisedë nr. e telefonit, *******333 ndërsa kushëriri i tij, Admir Hoxha kishte në përdorim nr. *******111 shkruan bë.

+333: Ka je
+111: Hiq…në Tiranë
+333 e qa do bëjmë do takojmë sot
+111 : Po thanen e lamë me këtë shokun, tim se ka gjet ky ni ashtu aty n ’Durrës, që merr vesh nga këto letrat
+333: Okej …rregullojmë njëherë letrat….
+333: Mirë …shife vetë edhe ashtu, po me atë ke fol me të
+lll: Jo mor burr skam fol u ba nja një javë ni javë u ba/…hajl se folim nga afër”.

Me datë 14.08.2018 ka patur komunikime telefonike të të pandehurit Hekuran Hoxha me të dhënat si më poshtë:

Komunikime sms ndërmjet numrit *******850, me numrin *******333 në përdorim të të pandehurit Hekuran Hoxha, me këtë përmbajtje sms:

“o shok po më vjen dori për dit
..kam për t’i dhonë 800.. ”

Komunikime sms ndërmjet numrit *******784, në përdorim të të pandehurit Saimir Gjepali me *******333 në përdorim të të pandehurit Hekuran Hoxha.

o shok në dark do shkoj te ai se nuk erdhi knej
hë shok a vonohesh
a ikim bashkë
1 tha do vij të takoj e kemi Ion në 9 e gjys për zotin
o shok ska ardh akoma

Komunikime të të pandehurit Hekuran Hoxha me numrin *******603 me personin tjetër me numrin *******850 ku ky i fundit i dërgon sms:

+850: o rono më erdh dori ke puna osht dhi puna keq po sme dhe leket deri sonte neser i du gjyth me tha. e kam litarin nfyto shok a bane noj gjo per ate 500 pakten ti jap ate
+603: Neser kismet shokZ”.


Shtuar 3.02.2020 11:58