E hoqën nga puna pas 30 vitesh në ekran, shpërthen në akuza moderatorja shqiptare

Ketrin Gjoça është një ndër prezantueset më me përvojë në ekranin shqiptar.

Por pas një periudhë prej 30 vjeçare në ekran ajo është pushuar nga puna.

Pas këtij vendimi, ajo ka reaguar ashpër duke u bërë thirrjeve pronarëve të shikojnë nga modelet italiane e të bërit televizion.

“Në televizionet italiane, ata persona që kanë një eksperiencë, i mbajnë, i ruajnë. Figurat janë figura. Nuk e di pse drejtuesit tanë të televizionit, vijnë në televizion, në atë institucion publik dhe mendojnë që duke hequr figurat e ekranit që kanë gjetur atje, figura të konsoliduara, do krijojnë një televizion të ri.

Në emër të të bërit ‘televizion të ri’ heqin figura të rëndësishme. Nuk është ky televizioni! Kam disa programe në mendje, ndaj më vjen keq që nuk jam në ekran. Mungojnë programe për fëmijë.

Nuk po them si në atë kohë. Ama të lutem shumë, nëse dikush thotë po Keti ti nuk erdhe të sjellësh një ide, nuk vuajmë për ide. Dikush duhet të më thërrasë të më ngarkojë diçka”, tregoi prezantuesja e ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Rreze dielli’.

E pyetur nëse nuk e lejojnë të jetë në ekran pasi është figurë e vjetër, ajo u përgjigj, “Në sy kaq ashpër nuk ma ka thënë njeri, por sapo erdhën drejtuesit e ri, më hoqën programin me të cilën isha në transmetim. Unë isha me një program në transmetim, aneksim në mënyrë jo elegante.

Është hera e parë që e them këtë gjë, por do ta thoja edhe sikur mos të pretendoja të dilja në ekran”. /albeu.com/


Shtuar 6.03.2020 16:13