E harruan në burg edhe pas kapjes së autorit, gjykata vendos për 21-vjeçarin

Gjykata e Kurbinit ka ndryshuar masën e sigurisë për 21-vjeçarin Kreshnik Tusha, i cili gjendej në burg pas vrasjes së biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

I riu përfundoi i plagosur në Spital natën e ngjarjen, por në rrethana të tjera.

Ndaj 21-vjecarit është vendosur masa e sigurisë arrest shtëpie, teksa vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.

“Më thanë do të lëmë arrest me burg, sa të vijë urdhri i dytë. Unë s’di ç’po ndodh! A e arrestuan autorin? Më kanë harruar në burg, s’kam avokat pasi nuk kam mundësi ekonomike”, ka deklaruar i riu.

Masa e sigurisë për Tushën u ndryshua pas identifikimit dhe prangosjes së autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasi Eduart Lama, si dhe bashkëpunëtorët.


Shtuar 8.07.2020 16:04