Ditën e sotme, autoritetet konfirmuan 17 raste të reja me koronavirus, prej të cilëve 9 në Tiranë.
Mësohet se mes tyre është një i moshuar nga Zall-Bastari, i cili është dërguar në spitalin Infektiv për mjekim të specializuar. Po ashtu, ai ka të gjithë familjen të infektuar me koronavirus.
Ndërkaq, kanë nisur analizat serologjike për stafin mjekësor të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Në 24 orët e fundit janë evidentuar 17 raste të reja me koronavirus, duke e rritur kështu sërish kurbën e të infektuarve, si dhe shtimin e rasteve që kërkojnë trajtim në spital.