E gjitha nisi për drogën e vjedhur, detaje nga zhdukja misterioze e të rinjve në Malësinë e Madhe

Zbardhen të tjera detaje nga zhdukja misterioze e tre të rinjve në Malësi të Madhe.

Sipas abc news, shkak për zhdukjen e të rinjve dyshohet të jetë bërë vjedhja e një sasi kanabisi në zonë.

Ndwrkohw, policia e Shkodrës ka dyshime se sasia e kanabisit mund t’i jetë vjedhur 37 vjeçarit Vilson Çutajt. Ky i fundit, për të marrë sa më shum informacion se kush ishte autor ka biseduar me Klement Pepajn.

Më pas Pepaj, i ka pohuar 37 vjeçarit Çutaj se për sasinë e kanabis të vjedhur dyshonte se autor të ketë qenë kushëriri i tij, Daniel Pepaj.

Për këtë arsye, pak ditë më parë Klement Pepaj e kishte nxjerrë Danielin në pritë duke e çuar në fshatin Bajzës ku më pas ka shkuar edhe Vilson Çutaj.

Ata mendohet ta kenë dhunuar Daniel Pepajn në formë presioni për të mësuar se kush ishin autorët që kishin vjedhur kanabisin dhe më pas e kanë lënë të lirë.


Shtuar 6.10.2020 12:23