Zbardhen akuzat, sa vite burg rrezikon Agim Kajmaku

Ish-kryebashkiaku i PS, Agim Kajmaku rrezikon plot 9 vite burg nëse gjykata pranon akuzat e Prokurorisë e cila sot ka mbyllur hetimin për kryebashkiakun në arrati.

Prokuroria e konsideron të pandehur Kajmakun për tre akuza që sipas saj janë të provueshme dhe kanë të bëjnë me:

“Falsifikikim të vulave, të stampave ose formularëve”, parashikuar nga një dënim prej 6 muaj deri në 4 vjet burg.

“Falsifikim të dokumentave zyrtare”, e kryer në bashkëpunim me shtetasit Merita Shtyko, Irma Bylyku dhe Mirjeta Mema, e parashikuar me ligj të dënohet 6 muaj deri në 4 vjet nga Kodi Penal neni 186/2. Gjithashshtu akuzohet për;

“Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”, e parashikuar me një dënim nga gjobë deri në heqjen e lirisë për 1 vit. /albeu.com/


Shtuar 16.01.2020 15:57