Janë zbuluar detaje të reja nga aksioni i sotëm i Policisë në Zadrimë të Lezhës ku mbeti i plagosur një efektiv i FNSH-së dhe u vetëvra autori i krimit të dyfishtë në Mirditë, Fatmir Koleci.
Mësohet se Fatmir Koleci, i kërkuar për vrasjen e ish-bashkëshortes dhe vëllait të saj, ka qenë në ballkonin e banesës së tij në Zejmen, dhe sapo ka parë forcat e policisë, me armën e tij ka qëlluar në drejtim të tyre, mbi 10-15 heë, nga këto të shtëna është plagosur një punonjës policie.
Më pas Koleci është kthyer në tualetin e banesës së tij duke u vetëvrarë. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një armë zjarri dhe dy granata.
Mësohet se efektivi i plagosur dhe që është nisur drejt Spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar është K.H., rreth 30 vjeç. /albeu.com/