Njëri prej vëllezërve që u vra ditën e sotme në Durrës, Besmir Haxhia ka pasur historik si i ndjekur penalisht jashtë vendit.
Burimet bëjnë me dije se ai njihej si “Miri i Kolës” dhe ka jetuar në Holandë për një kohë të caktuar.
Më pas ai u kthye në Shqipëri. Dyshohet se ai ishte dhe shënjestra e atentatit pasditen e sotme e cila i mori jetën edhe vëllait të tij.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:40, tek vendi i quajtur “tregu i makinave” në Shënvlash, ku dy vëllezërit Besmir Haxhia dhe Viktor Haxhia, ky i fundit avokat, janë ekzekutuar me breshëri armësh.
Ata po lëviznin me një Golf 6 në momentin kur u qëlluan nga persona ende të pa identifikuar të cilët kanë arritur të largohen menjëherë nga vendi i ngjarjes, oranews.
Dy vëllezërit me origjinë nga Puka, banonin në lagjen 13 në Durrës ndërsa Besmir Haxhia merrej me aktivitet në tregtimin e makinave dhe këmbimin e valutës kurse i vëllai Viktor Haxhia kishte licencë avokati.