U gjet pa jetë, kush është viktima i therur për vdekje në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Burimet zyrtare bëjnë me dije se një shtetas është gjetur i vrarë, në zonën e “Plepave”.

Burimet bëjnë me dije se shtetasi i vrarë është 34-vjeçari Idajet Dulla, ka ngelur i vdekur si pasojë e një goditjeje me thikë në zemër.

I plagosuri është transportuar në spitalin e qytetit bregdetar por pa mundur të mbijetojë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Plepave në afërsi të shinave të trenit.

Njoftimi i policisë: Durrës/Informacion paraprak:

Më datë 19.09.2020, rreth orës 15:55, në Urgjencën e Spitalit Durrës ka mbërritur i dëmtuar me mjet prerës (thikë,), shtetasi I.D., 34 vjeç, banues në Durrës, i cili si pasojë i plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 19.09.2020 14:32