U shtrua në gjendje të rëndë, 80-vjeçarja mposht koronavirusin e niset drejt shtëpisë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë se Nënë Veziko, 80-vjeçarja nga Vlora e sëmurë me koronavirus ka mposhtur tashmë këtë sëmundje.

80-vjeçarja ka lënë sot spitalin Infektiv dhe do të shkojë në shtëpinë e saj në Vlorë.

Postimi i plotë

Nënë Veziko u shtrua në spitalin infektiv 14 ditë më parë, në gjendje shumë të rëndë, me vështirësi në frymëmarrje. Pas disa ditësh në terapi intensive, (CPAP) falë trajtimit me terapi mjekimi bashkëhore, 80-vjeçarja nga Vlora sot kthehet në shtëpi, e #shëruar
#FORCA ekipit të Infektivit.


Shtuar 4.04.2020 20:20