U rrëzua teksa po luante me shokët, humb jetën rrugës për në spital 8 vjeçari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Krumës (Has) pasditen e sotme, ku një djalë vetëm 8 vjeç teksa ka qenë duke luajtur me fëmijë në vendin e quajtur “Fusha e Sportit” dyshohet se është rrëzuar. I vogli ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore e cila do të përcaktojë shkaqet e ngjarjes.
NJOFTIMI
“Më datë 28.05.2020 në vendin e quajtur “Fusha e Sportit” në qytetin e Krumës, shtetasi E.C., 8 vjeç, duke luajtur me femijë, dyshohet se është rrëzuar. Menjëherë është dërguar në spitalin e Hasit, por rrugës për në spital ka ndërruar jetë. Gjatë kqyrjes në trup, nuk janë konstatuar shenja. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.”


Shtuar 28.05.2020 19:07