Tronditet Laçi, një i vdekur dhe një i plagosur

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur të ndara nga njëra-tjetra pak minuta më parë në Laç.

Abcnews.al raporton se një person është vrarë me armë zjarri, kurse një tjetër është plagosur në rrethana ende të paqarta edhe për policinë, e cila ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e tyre.

Mësohet se viktima është Bujar Lika, rreth 50 vjeç, ndërsa i plagosuri quhet Kreshnik Tusha, 21 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Mamurras, afër kryqit të Gjormit ku një person ka qëlluar me armë në sheshin e një hoteli.


Shtuar 30.05.2020 20:49