Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset i riu

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur orët e para të së enjtes në Shkodër.

Abc News shkruan se në Serreq të Shkodrës është plagosur 30-vjeçari Vasel Koceku.

Koceku është plagosur rreth orës 03.30 të mëngjesit. Për fat të mirë raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon per identifikimin dhe kapjen e autorit te plagosjes. Mendohet se shkak i kesaj plagosje te jete bere nje konflikt i çastit.


Shtuar 4.06.2020 06:09