Surprizon Franca, jep shumën marramendëse për rindërtimin pas tërmetit

Franca ka bërë një lëvizje surprizë duke ofruar një shumë të madhe prej 160 milionë eurosh për Shqipërinë, pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

“Kemi nënshkruar me kryeministrin Edi Rama një kontratë që synon të realizojmë projekte. Ne do të financojmë projekte në vlerë 100 milinonë euro.

Përveç kësaj japim hua për 60 milionë euro për rindërtimin e sistemit ujor të Shqipërisë, 1 milinionë në formën e ndihmën humanitare që ne e vumë menjëherë në dispozicion pas katastrofës.

Shpresoj që kontributi ynë do ta ndihmojë Shqipërisë”, tha ministri i jashtëm Frances.

Ndërkohë Italia mësohet se ka ofruar 65 milionë euro. Më herët është raportuar se 11 milionë euro do të japë Gjermania për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit të 26 Nëntorit, që iu mori jetën 51 personave, dhe la të pastrehë mijëra të tjerë. /albeu.com/


Shtuar 17.02.2020 15:53