Qeveria ka ndërmarrë një tjetër masë drastike për parandalimin e koronavirusit.
Shqipëria ka vendosur të mbyllë të gjitha pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë, Kosovë, Malin e Zi dhe Maqedoninë duke filluar nga mesnata e ditës së nesërme.
Vendimi u publikua pak më parë nga kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
🔴 NGA NESËR, E DIELË 15 MARS NË MESNATË, ORA 00.00, TË GJITHA HYRJET TOKËSORE NË SHQIPËRI NGA MALI I ZI, KOSOVA, MAQEDONIA E VERIUT DHE GREQIA, DO TË MBYLLEN PËR TË GJITHË UDHËTARËT ME AUTOBUS, MIKROBUZ APO VETURË!
🔴 KUFIRI TOKËSOR I SHQIPËRISË DO TË QËNDROJË KUDO I HAPUR VETËM PËR TRANSPORTIN E MALLRAVE
🔴 FRIKË ASPAK, KUJDES PO! /albeu.com/