Shpërthen në flakë një makinë në autostradë, brenda saj një grua

Një ngjarje e cila mund të kishte fund tragjik ka ndodhur në autostradë.

Në makinë ka shpërthyer në flakë ndërkohë në timon ishte një shtetase e cila ka shpëtuar pa asnjë dëm.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një defekti teknik.

Tiranë/Informacion paraprak:

Më datë 27.05.2020, rreth orës 16:50, në autostradë, poshtë Q.T.U-së, si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtuese shtetasen K.I., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 27.05.2020 15:32