Shkrumbohet banesa nga flakët, zjarrëfikësja drejt vendngjarjes

Një banesë është shkrumbuar në flakët në këto orë të darkës.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Becisht të Bashkisë Tepelenë pak minuta më parë ndërsa drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat e zjarrëfikses.

Banesa është në pronësi të shtetasit Kalo Hoxha ndërkohë ende nuk ka informacione të sakta nëse ka dëme në njerëz.

Edne janë të paqarta shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 18.02.2020 19:01