Shkon në 316 numri i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri

Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se katër pacientë e kanë humbur jetën në spital, nga koronavirusi, një 64 vjecar nga Durrësi dhe 3 qytetarë nga Tirana.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve në dy spitalet Covid, betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar një 64 vjeçar nga Durrësi, dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 81 vjeçar, një 85 vjeçare dhe një 87 vjeçar. I shprehim ngushëllimet familjarëve“, tha ajo.

Ndërkohë, shifrat ndryshojnë si më poshtë:
COVID-19 – Statistika (6 Shtator 2020)
Testime totale 67904
Raste pozitive 10255
Raste të shëruara 6106
Raste Aktive 3833
Humbje jete 316 (Qarku Tiranë 152, Durrës 42, Shkodër 36, Elbasan 19, Fier 16, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, , Gjirokastër 4, Berat 2)


Shtuar 6.09.2020 14:08