Shkon në 1050 numri i të prekurve në vend, sot 21 raste të reja (VIDEO)

Gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar me koronavirus 21 persona, të cilët vijnë nga Tirana.

Ka shkuar në total 1050 numri i të prekurve teksa tek Infektivi ndodhen 25 pacientë, 3 në terapi intensive.

Rastet e reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit.


Shtuar 27.05.2020 08:53