Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër. Një konflikt me sende të forta është regjistruar ditën e sotme në fshatin Labovë.
Burimet bëjnë me dije se si pasojë e konfliktit mes dy personave, ka humbur jetën Andrea Xhavarra, 60-vjeç.
Xhavarra ka humbur jetën pasi është qëlluar me sende të forta nga Jano Koleta, ndërsa ishin duke u konfliktuar për tokat.
Njoftimi i policisw
Rreth orës 20:30 njoftohemi se në Spitalin Rajonal Gjirokastër ka mbërritur pa shenja jete shtetasi A. Xh., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Labovë e Zhapës.(Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta).
Në komisariatin e Policisë Gjirokastër janë shoqëruar disa persona.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
