Sherr me thika mes familjeve, përfundojnë të plagosur në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë.

Një konflikt për motive pronësie ka çuar në plagosjen e tre personave në Ksamil të Sarandës të cilët janë dërguar në Spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Konflikti mësohet se ka ndodhur mes anëtarëve të dy familjeve për shkak të pronësisë, ndërsa gjatë konfliktit janë përdorur thika dhe mjete të tjera të forta.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar dy persona./albeu.com/


Shtuar 5.05.2020 18:59