Të shtënat me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, ndërsa mësohet se ka mbetur i plagosur një person.
Ngjarja ka ndodhur pranë shklollës “Ali Demi” por ende nuk dihet emri i të plagosurit si dhe autorit.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti për motive banale, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital ku po merr ndihmën e parë mjekësore.
Mësohet se policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ndërsa po hetohet rreth shkaqeve dhe rrethanave të saj si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ëve
Mësohet se përveç një armë zjarri është përdorur edhe një thikë të cilën policia e ka gjetur poshtë një mjeti, ndërsa pistoletën pranë vendit të ngjarjes.