Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë mbrëmje në zonën e Mulletit, Tiranë.
Sipas raportimeve të para mësohet se nuk persona të plagosur.
Të shtënat kanë ndodhur gjatë një sherri mes disa të rinjve në zonën periferike të kryeqytetit.
Dyshohet se një person ka qëlluar me armë në ajër në afërsi të një kompleksi dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Reagimi i policisë:
“Rreth orës 18:45, është njoftuar salla operative se në Mullet një shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar me shpejtësi me një mjeti tip “Foristradë”.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.