Sherr masiv mes të rinjsh, 3 persona të lënduar rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë.

Ngjarja ka nodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:20.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti, ku dyshohet të jenë dëmtuar me thika M. R., rreth 18 vjeç; R. D., rreth 21 vjeç dhe një shtetas tjetër rreth 25 vjeç.

Ata aktualisht ndodhen në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 23.06.2020 20:20