Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Vlorë.
Burime për mediat bëjnë me dije se një i ri dhe një burrë rreth 50-vjeç janë qëlluar mbëmjen e sotme në Vlorë.
Mësohet se xhaxha e nip janë qëlluar me breshëri nga një makinë.
Burimet bëjnë me dije se dy shtetasit e lënduar janë Roland Cepaj dhe Niko Capaj.
“Dëgjova breshërinë, ka qëlluar me kallashnikov, e pashë që atje, brenda makinës qëlloi, ndërsa dy të plagosurit po dilnin nga lokali.
Niku kishte 3-4 ditë që kishte dalë nga burgu, Rolandi ishte 28-vjeç”, tha dëshmitari.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të mbledhur prova që do të çojnë në zbardhjen e ngjarjes. /albeu.com/