Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, e përberë me trupe gjyqësore Besmir Stroka, ditën e sotme ka pranuar kërkesën e mbrojtësve Av. Arbër Hoxha dhe Av. Sokol Tahiraj, duke shuar masat e sigurimit “arrest në burg” për disa prej të hetuarve të “Grupit Bajri”.
Kështu është shuar masa “arrest në burg” për Safet Bajrin, duke urdhëruar qëndrimin në burg vetëm për Vendimin Penal të formës së prerë.
Ndërkohë lirohen nga ambientet e paraburgimit edhe Ismet Idrizi, Asmer Bilali dhe Samet Halluni.
Po ashtu janë zgjatur afatet e paraburgimit për Behar Bajrin dhe Ilir Bajrin.
Gjithashtu masa e sigurimit është zëvendësuar edhe për Emrah Plakun dhe Jorida Muratin, nga “arrest shtëpie” në detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore.
