Rritet sërish numri i viktimave nga COVID-19 në Itali

Janë publikuar të dhënat e fundit nga COVID-19 në Itali dhe vërehet një rritje e lehtë e viktimave.

162 pacientë kanë humbur jetën në Itali, të prekur me koronavirusi.

Sa i përket rasteve të të prekurve, nga testimet kanë rezultuar pozitivë 813 persona.

Rritje të ndjeshme ka në radhët e të shëruarve, të cilët në 24 orë janë 2 mijë e 75 që e fituan betejën me virusin.

Masat janë lehtësuar ndjeshëm në vendin fqinj, dhe autoritetet shëndetësore atje kanë thënë se nuk është vënë re përkeqësim i situatës.

Italia është i vetmi vend në Europë ku koronavirusi ka shkaktuar më së shumti viktima dhe raste të infektuarish.


Shtuar 19.05.2020 16:32