Rritet numri i personave me Covid-19 në Elbasan, infektohet gruaja e biznesmenit

Eshtë rritur numri i personave të infektuar me koronavirus në Elbasan duke shkuar në 12.

Abcnews.al raporton se ka rezultuar pozitive edhe një grua 40 vjeçare, e cila është bashkëshortja e pronarit të restorantit përballë Gjykatës së Elbasanit.

Në këtë restorant që vijoi aktivitetin deri pak ditë më parë dyshohet se janë infektuar shumë të tjerë.

Gjatë ditës së djeshme në Elbasan u morën 12 tamponë, të gjithë kontakte të pronarit të restorantit në fjalë.


Shtuar 8.04.2020 08:24