Dy punëtorë 47 dhe 59 vjeç janë rëzuar nga lartësia e një banese private në rrugën “5 Maji” në Tiranë.
Të lënduarit janë dërguar menjeherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 21.06.2020, rreth orës 15:00, në rrugën “5 Maji”, duke punuar në një banesë private, kanë rënë nga lartësia shtetasit Y.C., 47 vjeç dhe S.M., 59 vjeç, të cilët u dërguan menjeherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
