Rëndohet bilanci në vend, humbin jetën pesë pacientë tek Infektivi

Pesë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Spitalin Infektiv, si pasojë e koronavirusit.

Ministria njofton se nuk e kanë fituar dot betejën në spitalin COVID1 një 45 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 68 vjeçare nga Pogradeci. Një 45 vjeçare nga Kruja pa sëmundje të tjera dhe një 77 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin COVID2.

Ndërkohë, Ministria e shëndetësisë ka konfirmuar sot 104 raste të reja.


Shtuar 24.07.2020 14:49