Rëndohet bilanci, humbin jetën tre pacientë tek Infektivi

Tre pacientë të tjerë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Ata kanë qenë të shtruar në spitalin Infektiv dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk kanë mundur të fitojnë betejën.

Sipas ministrisë, bëhet fjalë për një 57 vjeçar nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 76 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve


Shtuar 3.07.2020 08:34