Kryeministri Edi Rama ka humbur një tjetër gjyq përballë ish-zv/kryeministres teknike Ledina Mandija.
Burimet bëjnë me dije se Mandija ka fituar gjyqin ndaj kryeministrit Edi Rama për shkarkim të padrejtë nga detyra.
Të lidhura
None found
Rama do ta paguajë Mandijan me 6 paga mujore për shkak të zgjidhjes së kontratës së shërbimit publik pa shkak të arsyeshëm.
Mandija ishte drejtuese e Avokaturës së Shtetit në vitin 2013 kur Rama urdhëroi largimin e saj.
Në zgjedhjet e 25 qershorit, Mandija erdhi si propozim i kryedemokratit Lulzim Basha dhe u vendos drejtuese e “Task Force” për monitorimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor. /albeu.com/
