Prokuroria kërkon burg për Klevis Balliun

Prokuroria e Tiranë ka mbyllur hetimet për anëtarin e Partisë Demokratike Klevis Balliu dhe për 9 persona të tjerë për organizimin e protestave kundër projektit korruptiv të Unazës së Re.

Sipas burimeve prokuroria kërkon denim me gjobë ose me një vit burg.

Zoti Balliu dhe personat e tjerë akuzohen për pjesmarrje në protesta të paligjshme. Çështja e tyre do të shqyrtohet në gjykatë.

Ky është procesi i dytë i hapur ndaj Klevis Balliut, shkruan Shqiptarja.com.

Nga nëntori i 2018 deri në shkurt të 2020, banorët e Astirit protestuan kundër projektit të Unazës së Madhe, nga zbatimi i projektit u prishën rreth 300 shtëpi dhe biznesve në atë zonë.


Shtuar 18.04.2020 19:26