Problemet me pasurinë, shkarkohet gjyqtarja Fatmira Hajdari

Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren Fatmira Hajdari.

Nga seanca e mëparshme u njoftua se Hajdari kishte probleme me justifikimin e pasurisë në vlerën e 60 milionë lekëve.

Problematik u konsiderua ndërtimi i një pallati 10-katësh në truallin e familjes pranë banesës së saj në Rrugën e Elbasanit në Tiranë, prej djalit të saj dhe një shoqërie private.

Sipas KPK, ndërtimi ishte pa leje dhe mbi një pjesë toke që nuk ishte pronë e tyre. Në lidhje me kriterin e figurës, ajo vlerësohet e papërshtatshme me argumentin se nuk kishte deklaruar faktin se i ishte refuzuar viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Shtuar 18.06.2020 08:06