Priten 50 arrestime, mega operacion i madh në të gjithë Tiranën

Një aksion i Policisë po zhvillohet mbrëmjen e sotme në të gjithë Tiranën.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se në këto orë të vona po kontrollohet për pika të ndryshme ku ushtrohen lojëra të paligjshme të fatit dhe veprimtari të tjera.

Mësohet se aksioni ka vijuar gjatë gjithë natës dhe pritet që të ketë mbi 50 arrestime.

Efektivët kanë kërkuar edhe sekuestrimin e kamerave të lokaleve të ndryshme, sidomos në ato që dyshohen se në mënyrë të fshehtë, organizojnë edhe lojëra të palejuara të fatit.


Shtuar 20.02.2020 21:41