Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec.
Një 41-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga kati i 5 i banesës së tij.
Ai është 41 vjeçari, Aurel Spaho.
Mësohet se viktima ishte ngjitur në katin e 5 për të rregulluar antenën dhe ka rënë aksidentalisht.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 5 të qytetit të Pogradecit, ndërsa trupi i pajetë i 41-vjeçarit është dërguar në morgun e qytetit./albeu.com/